E pyesin ministrën Haxhiu se kur ka nijet me e fut najkon të PDK-së në fllad! Ja si përgjigjet ajo?

0 minutes, 35 seconds Read

Ashtu sikur edhe të tjerët edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kohën e lirë e kalon në rrjete sociale.

Haxhiu në Instagram iu ka përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve.

“A e ki njet me fut naj kan pdk ne fllad?” –u pyet ministrja Haxhiu.

E ajo tha se kushdo që është i përfshirë në vepra penale duhet të marrë dënimin e merituar.

“Kompetent për këtë janë policia, prokuroria dhe gjykata. Kushdo që është përfshirë në veprime të paligjshme duket të marrë dënimin e merituar. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për politika reformuese dhe për të cilat jemi duke punuar”, u përgjigj Haxhiu.

Image

Publikime te ngjashme