fbpx

E pahijshme| Ministri Murati e deputeti Basha zgërdhihen në homazhet për Astrit Deharin

HomeLajmeKosovë

E pahijshme| Ministri Murati e deputeti Basha zgërdhihen në homazhet për Astrit Deharin

Të shtunën janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e mistershme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në këtë ditë, drejtues e zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht zyrtarë të lartë shtetërorë, bënë homazhe te varri i tij. Sidoqoftë, një skenë e pahijshme është parë në këtë rast.

Pas përfundimit të homazheve, përderisa pjesëmarrësit po largoheshin, ministri i Financave, Hekuran Murati, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shihen duke biseduar mes vete. Ata duken në humor mjaft të mirë, shkruan Nacionale.

Madje ministri Murati dhe deputeti Basha, njëri në një çast e tjetri pak më vonë, shihen duke u zgërdhirë. Ministri Murati, me duar në xhepa, ia ngre vetullat zëvendësministrit Sallahu. Nuk dihet nëse zëvendësministri Sallahu ua ndreqi disponimin apo nëse ata të dy i kan treguar ndonjë shaka njëri-tjetrit. Sidoqoftë, mimika të tilla mund të thuhet se janë mjaft të pahijshme gjatë homazheve.

Përderisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po fliste për medie për rastin e Deharit dhe po kërkonte që për këtë rast të ndërrohet prokurori, në një video të publikuar nga “Ekonomia Online”, deputeti Basha duket se më në fund e vëren praninë e kamerës, duke bërë pak me shenjë në drejtim të saj, me gjasë për t’i njoftuar edhe dy bashkëbiseduesit se llafi i tyre plot gaz nuk ishte aq diskret sa mund të kenë menduar.

Për ta parë tërë skenën aspak të hijshme, shikojeni videon nga minuta 8:50.