fbpx

E kuptoj që të vlon lukthi kur një subjekt i “vogël” ta shpërfaqë krejt hipokrizinë-Nushi për Kurtin

HomeLajmeKosovë

E kuptoj që të vlon lukthi kur një subjekt i “vogël” ta shpërfaqë krejt hipokrizinë-Nushi për Kurtin

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se gjuajtja me miell ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, u bë për shkak të inatit.

Nushi ka kërkuar nga Kurti që inatin e tij të mos ia etiketojë PSD-së dhe se sipas Nushit, PSD po ia shpërfaqë hipokrizinë.

“E di qe e don me e pase edhe opiziten e qytetarin qysh i ke militantet e profiteret ne parti, por kjo deshire nuk te realizohet.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij i plotë:

Kryeminister, mielli nuk eshte inat.

Inatin e juaj mos e m’veshni te PSD. E kuptoj qe te vlon lukthi kur nje subjekt i “vogel” ta shperfaqe krejt hipokrizine e qeverisjen e mbrapshte.

E di qe e don me e pase edhe opiziten e qytetarin qysh i ke militantet e profiteret ne parti, por kjo deshire nuk te realizohet.

x