Magazina
E konfirmuar: Ilir Shaqiri banor në Big Brother VIP që nis sonte
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të nis edicioni i parë i Big Brother VIP Albania.
Ky format që do të drejtohet nën figurën e Arbana Osmanit, do të zgjas plot 100 ditë.
Derisa është përfolur gjatë në medie për emrat e mundshëm pjesëmarrës, tani bëhet e ditur se edhe artisti Ilir Shaqiri, balerini nga Shqipëria, do të jetë njëri nga banorët VIP të këtij edicioni.
Theksojmë se gjatë ditës së sotme është konfirmuar edhe një emër tjetër, e që është aktorja, Arjola Demiri.
Gjithashtu janë zbuluar edhe dy opinionistët që janë, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, derisa çmimi për fituesin do të jetë plot 100 mijë euro./Reporteri.net
