fbpx

E konfirmon kryeministri Kurti: “Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve: Kthehen siç ishin para vendimit të vitit 2017”

HomeLajmeKosovë

E konfirmon kryeministri Kurti: “Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve: Kthehen siç ishin para vendimit të vitit 2017”

Kryeministri Albin Kurti, pas mbledhjes se Qeverisë ka dalë në një konferencë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në konferencë, Kurti ka folur shkurtë për vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë.

Sa i përket uljes së pagave të prokurororëve dhe gjyqatarëve.

“Për të sjellë ligjshmërinë plotësuam dhe ndryshuam vendimin e datës 12 shkurt 2020, me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, pra para datës të hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, tha Kurti.

Më pas Kurti nga gazetarët kërkoi vetëm dy pyetje, pasi tha se ka për të vazhduar me agjendën e tij.