E Huq Molliqaj, deklarohet “unë jam ateist”, ndërsa po në të njëjtën intervistë betohet në Zot! (Video)

0 minutes, 52 seconds Read

Politikanë ateistë në Kosovë ka pasur gjithmonë, mirëpo nga frika e reagimit publik pak e kanë bërë publike pikëpamjen e tyre në raport me fenë.

Popullsia në Kosovë në masë të madhe është e regjistruar si fetare dhe njihet për fanatizëm në ruajtën e fesë dhe traditës.

Por Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se është ateist.

“Ateist jam unë”, ka deklaruar kur është pyetur në Prizma të T7 se a është besimtar. Por në të njëjtën intervistë ai harron që tha se është ateist duke u betuar në Zot: “Pasha Zotin po me vjen keq prej saj….”

@besarhashani1

♬ original sound – Besar

“PSD-ja është subjekt sekularist”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se është pro mbajtjes së shamisë.

Ai tha se partia e tij që drejton është e majtë, duke thënë se janë edhe pro mbajtjes së shamisë – por njëkohësisht edhe për të drejtat e komunitetit LGBT.

Publikime te ngjashme