fbpx

E fundit: Kryeministri Kurti thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë

HomeLajmeKosovë

E fundit: Kryeministri Kurti thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të dielën, datë 31 korrik.

Demokracia.com e ka parë ftesën që kryeministri Kurti u ka dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në ftesë thuhet se mbledhja do të fillojë në orën 8, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i gjendjes së sigurisë në vend.

Kjo mbledhje mbahet pas kthimit të Kurtit nga SHBA-të dhe një ditë para fillimit të regjistrimit të veturave me targa ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës, RKS./Demokracia.com

COMMENTS

x