fbpx

E dhimbshme: Kjo është familja që u shua e tëra në Stamboll, mes tyre vajza 3-vjeçare

HomeLajmeKosovë

E dhimbshme: Kjo është familja që u shua e tëra në Stamboll, mes tyre vajza 3-vjeçare

Shpërthimi në Stamboll nuk kurseu as të miturit. Janë bërë të ditur emrat e tjerë të viktimave që humbën jetën në shpërthimin e ndodhur ditën e djeshme në Stamboll.

Adem Topkara, bashkëshortja e tij Elif Topkara dhe vajza e tyre 2-vjeçare Eliz Ilay kanë gjetur vdekjen tragjike në sulmin e djeshëm.

Mediat turke raportuan se viktima po ashtu mbetën edhe një baba me vajzën e tij 3-vjeçare.

Gruaja e dyshuar si autore e sulmit është vënë në pranga nga policia dhe pamjet janë bërë virale në rrjet.

Ministri i Brendshëm turk ka akuzuar kurdët për sulmin e ndodhur në shëtitoren e populluar të Stambollit.