E dhimbshme! 2 të vdekur dhe 9 të tjerë të lënduar në aksidentin e rëndë të ndodhur në rrugën Prishtinë- Podujevë

0 minutes, 45 seconds Read

Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje. Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janëë duke u marrë me rastin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *