Connect with us

Kuriozitete

E çuditshme: Pelle vdiq nëmoshën 82 vjeçari mirëpo ai e ka nënën e tij akoma gjallë!

Publikuar

me

Legjenda braziliane e futbollit dhe një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Pele u nda nga jeta të enjten në moshën 82-vjeçare.

Por, suksesi i tij nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e një njeriu të rëndësishëm në jetën e tij.

Nëna e Peles, Celest Arantes ishte vendimtare gjatë gjithë karrierës së lojtarit brazilian.

Arantes, mbushi 100 vjeç muajin e kaluar. Tre herë fituesi i Kupës së Botës në ditën e saj të lindjes i kushtoi një dedikim në rrjetet sociale.

“Sot festojmë 100 vjet nga jeta e Dona Celeste. Që në moshë të re, ajo më mësoi vlerën e dashurisë dhe paqes. Kam mbi njëqind arsye për të qenë mirënjohës që jam djali i saj. Unë i ndaj me ju këto foto, me shumë emocione për të festuar këtë ditë. Faleminderit për çdo ditë në krah, mami”, shkruante Pele në Instagram.

Reklama