fbpx

E arta Majlinda Kelmendi viziton krerët e UÇK-së në Hagë

HomeLajmeKosovë

E arta Majlinda Kelmendi viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi bashkë me trajnerin e saj, Driton Kuka nesër (e enjte) do të vizitojnë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Kuka, përcjell Demokracia.com.

Kuka ka thënë se luftërat dhe qëndresa e popullit tonë, gjithmonë kanë qenë frymëzimi i tij  dhe Majlindes në çdo betejë, prandaj sipas tij edhe krerët e të UCK-së, do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e kanë në raportin skandaloz dhe të padrejtë  të senatorit Dick Marty.

“Rrugëtimi im dhe i Majlindës ka qenë i vështirë, përplot sfida, pengesa, dëshprime. Por, ne, bashkë me mbështetjen e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës kemi arritur që vendit t’i sjellim fitore historike.Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UCK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e kanë në raportin skandaloz dhe të padrejtë  të senatorit Dick Marty.”, ka shkruar ai.

Statusi i tij i plotë:

Rrugës për në Holandë, ku bashkë me Majlindën do të kemi takime me zyrtarë të këtij shteti për promovimin e suksesit të Kosovës në judo si dhe dakordimin e programit drejt Lojërave Olimpike në Paris me federatat mike të Holandes dhe Gjermanisë!

Ne po ashtu do të shfrytëzojmë këtë mundësi që nesër të takojmë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, ish-deputetin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

Historikisht, luftërat e popullit tonë kanë qenë të pabarabarta, gjithmonë kanë qenë të vështira.

Edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se do të zhdukemi, ne jemi zgjuar.

Edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se ne do të dorëzohemi, ne jemi ringritur.

Luftërat dhe qendresa e popullit tonë, gjithmonë kanë qenë frymëzim i imi dhe Majlindes në çdo betejë.

Rrugëtimi im dhe i Majlindës ka qenë i vështirë, përplot sfida, pengesa, dëshprime.

Por, ne, bashkë me mbështetjen e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës kemi arritur që vendit t’i sjellim fitore historike.

Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UCK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e kanë në raportin skandaloz dhe të padrejtë  të senatorit Dick Marty.