fbpx

Dy të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në Podujevë, policia jep detaje

HomeLajmeKosovë

Dy të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në Podujevë, policia jep detaje

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Nuhi Gashi’ në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci për “Express”.