“Dy rrugë i ka Kurti, ose ka me shku në shpi ose ka me pranu..”

HomeLajmeKosovë

“Dy rrugë i ka Kurti, ose ka me shku në shpi ose ka me pranu..”

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan Philip Kosnett, që bëri thirrje për formimin e Asociacionit.Zeka, tha se nëse kryeministri Albin Kurti, nuk pranon që asociacioni të formohet, atëherë ai do shkoj në shtëpi.Ai tha se pa ambasadorët e QUINT’it nuk ishte bërë Qeveria e Kosovës, ashtu siç janë bërë edhe Qeveritë e reja.

‘’Dy rrugë i ka Albin Kurti, o ka me shku në shpi, o ka me pranu asociacionin.’’Tutje Zeka tha edhe nëse Kurti i ka 110 deputetë, nëse nuk pranon asociacionin apo çkado që i servohet nga Brukseli dhe Washingtoni, atëherë do shkojë në shtëpi.Kujtojmë se Kurti sot është pyetur në lidhje me krijimin e asociacionit për të cilin tha se nuk është e mundur të ndodhë, pasi nuk parashihet as me kushtetutë

COMMENTS