Connect with us

Kosovë

Durmishi në terren: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Published

on

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dalë në terren për të parë nga afër punën e kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Ai ka thënë se edhe në orët e vona janë në terren për t’u siguruar që po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme.

Durmishi ka thënë se në shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe aktualisht të gjitha rrugën janë të kalueshme.

Postimi i plotë në Facebook:

Edhe në këto orë të vona jemi në teren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme.

Në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të të kenë me vete paisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar.

Ne do të kujdesemi që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë të MMPHI – së.

Advertisement
Comments