Duket se SHBA do e braktis Ukrainën! DASH urdhëron evakuimin e personelit të ambasadës, i hapet rruga agresionit rus!

0 minutes, 52 seconds Read

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjarët e personelit të ambasadës që jetojnë në Ukrainë, të fillojnë evakuimin e shpejtë që të hënën.

Sipas një burimi nga një zyrtar i shtetit, Departamenti pritet gjithashtu t’u thotë amerikanëve që jetojnë në Ukrainë, se javën e ardhshme duhet të largohen përmes fluturimeve komerciale, raporton DailyMail.

Urdhri vjen pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan të premten në Gjenevë për bisedime të vështira mbi krizën në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka parashikuar një luftë “në shkallë të gjerë” me Rusinë nëse superfuqia përpiqet të pushtojë qytetin industrial të Kharkiv-it, i cili ai beson se është një objektiv për shkak të popullsisë së tij të madhe rusisht-folëse.

Në një përpjekje për të parandaluar një luftë të afërt me Ukrainën, Blinken tha se nuk kishte ‘asnjë përparim’ në bisedimet me ish-rivalin e Shteteve të Bashkuara të Luftës së Ftohtë.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *