fbpx
HomeMagazina

Dua Lipa rrëmben vëmendje me veshjen tërheqëse për ditëlindjen e 25-të

Ajo po feston ditëlindjen e 25-të në Kaliforni me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa dukej rrezatuese ndërsa u paraqit me një fustan dypjesësh ngjyrë portokalli me të verdhë.

Këngëtarja tregoi linjat atraktive trupore dhe ndau disa poza provokuese në llogarinë personale, Instagram.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Bukuroshja shqiptare pamjen e kompletoi me take të zeza e flokë të kapura, ku falë dizajnit asimetrik të fustanit vuri në pah edhe tatuazhet e shumta.

Duke njoftuar fansat se po feston ditëlindjen, “25” ishte përshkrimi përkrah këtyre fotografive.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Më herët gjatë ditës, partneri i Duas, Anwar, 21 vjeçar, u pa në Malibu me qenushin e ri të tyre, Dexter.

Ndërkaq, Lipa javë më parë udhëtoi drejt Los Angeles për të qëndruar më afër të dashurit të saj.

Anwar Hadid (Foto: Instagram)

The Sun raportoi se krijuesja e hitit “One Kiss” u zhvendos në Amerikë për të jetuar pasi nuk mund të udhëtojë lirshëm – marrë parasysh situatën e krijuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Dua po vazhdon punën për projekte të reja dhe ky vit ka qenë ndër më të suksesshmit për të. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CEMqqa-s1t7/?utm_source=ig_web_copy_link

COMMENTS

x