Dronët ukrainasit neutralizojnë dhjetëra ushtarë rusë, i hedhin në erë ata bashkë me tankët! (Pamje)

0 minutes, 50 seconds Read

Dronët e ushtrisë ukrainase në një aksion kanë arritur të eliminojnë shumë ushtarë rusë, dhe të hedhin në erë tanket e tyre.

Pamjet nga ajri tregojnë ukrainasit duke u hedhur predha nga droni, rusëve që ishin në një fushë dhe po tentonin të fshiheshin dhe shtireshin sikur të vdekur – duke lëvizur ngadalë zvarrë.

Megjithatë kjo nuk i shpëtoi operatorëve të dronëve, që sapo i vërejtën duke lëvizur filluan t’i godasin me predha, transmeton Telegrafi.

E në momentin që tanket u ofruan për t’ju dalë në ndihmë ushtarëve rusë, të njëjtin fat e patën edhe këto mjete të blinduara.

Ishte brigada e 79-të e ukrainasve që realizuan këtë operacion, në të cilin u shkatërruan shumë tanke ruse dhe dhjetëra ushtarë të Vladimir Putinit.

Operacioni i ukrainasve u realizua diku në lindje, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë së operacionit, Kievi ka refuzuar të zbulojë vendndodhjen e saktë./Telegrafi

Publikime te ngjashme