fbpx

Dronët turq janë bërë mankth për ushtrinë Ruse, në 3 ditë i shkaktuan miliona dollarë humbje në pajisje ushtarake

HomeLajmeBota

Dronët turq janë bërë mankth për ushtrinë Ruse, në 3 ditë i shkaktuan miliona dollarë humbje në pajisje ushtarake

Dronët Bayraktar shkatërruan pajisje ushtarake ruse me vlerë 26.5 milionë dollarë, përfshirë tetë tanke, në tre ditë, nga 31 gushti deri më 2 shtator, ka thënë Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi.

“Gjatë tre ditëve të fundit, nga 31 gushti deri më 2 shtator, mjetet ajrore pa pilot Bayraktar TB2 shkatërruan pajisje armike me një vlerë totale prej rreth 26.5 milion dollarë. Këto janë tetë tanke T-72 (kostoja e vlerësuar e një tanku është 3 milion dollarë), një armë vetëlëvizëse Akatsiya (1.6 milion dollarë), një IFV (0.6 milion dollarë) dhe hauitzer (0.3 milion dollarë)”, bëri me dije ai në Telegram.

Ai shtoi se pesë tanke T-72 dhe një IFV me vlerë 1.85 milionë dollarë ishin dëmtuar.

Kostoja totale e pajisjeve ruse të shkatërruara dhe të dëmtuara është 28.35 milionë dollarë.

“Bajraktarët efektivë turq në duart e aftë të ushtarëve tanë janë një armë e fuqishme! Një prej tyre është ndihma nga Lituania mike”, shtoi Zaluzhnyi. /abcnews.al

x