fbpx

Dritan Abazoviç: Mali i Zi s’duhet ta tërheq njohjen ndaj Kosovës!

HomeLajmeRajoni

Dritan Abazoviç: Mali i Zi s’duhet ta tërheq njohjen ndaj Kosovës!

Deputeti me prejardhje shqiptare, njëherësh lider i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, Dritan Abazovic, është shprehur kategorik kundër që qeveria e re e Malit të Zi ta tërheq njohjen ndaj Kosovës.

Në një intervistë për gazetën beogradase, “Kurir”, ai ka folur për shumë çështje. Abazovic u ka bërë thirrje qytetarëve malazezë ta ruajnë qetësinë, pas përplasjeve në Podgoricë.

“Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje nuk do të jetë në rendin e ditës sepse është diçka që ne e kemi përfunduar, ne nuk duhet të kthehemi në të kaluarën”, është shprehur ai.

Më tej, Abazovic ka folur edhe për bisedimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen gjë që do të qetësonte tensionet dhe do të mundësonte procesin e pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jetë, biznes …”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në Malin e Zi të dielën janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Teksa janë numëruar shumica e votave, rezultati mes partive është i ngushtë, ndërsa kryeson Milo Gjukanoviç.

Në këto zgjedhje “çelësi” i qeverisë është në dorën e politikanit me prejardhje shqiptare.

Dritan Abazoviç është njëri nga shqiptarët më të zëshëm në skenën politike në Mal të Zi. Ai është kryetar i grupit politik URA, e cila është kryesisht e përbërë nga joshqiptarët.

Në këto zgjedhje ai ka hyrë me platformën në gjuhën serbe “Crno na Bijelo” apo “E zeza në të bardhë”.

Ai tha se ka pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare, që sipas tij, nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.

Ai ka siguruar se me Qeverinë e re të Malit të Zi, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme, dhe se do të bëjë koalicion ‘vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.

COMMENTS