Drita vazhdon drejt titullit duke mposhtur edhe Feronikelin

HomeSportSporti vendor

Drita vazhdon drejt titullit duke mposhtur edhe Feronikelin

Drita duket e pandalshme në rrugën drejt titullit.

Në një ndeshje ku dukej se nuk kishte fort interesim, gjilanasit triumfuan me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net

Erion Vucaj (35’) me një gol të bukur i dha epërsinë Dritës, kurse në pjesën e dytë Besmir Bojku (56’) barazoi gjithçka.

Por kjo nuk zgjati shumë, pasi Fidan Gërbeshi (67’) realizoi golin e fitores për vendasit, duke realizuar nga penalltia të cilën e fitoi Ilir Blakçorri.

Kështu, Drita vazhdon të mbajë pozitën e parë me 64 pikë, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Ballkani. Ndërkohë, Nikli në pozitën e pestë tubon 44 pikë./Lajmi.net