fbpx

Drejtoria rajonale në veri dhe Lista Serbe po e rrezikojn shtetin e Kosovës, nuk po i zbatojnë urdhrat e Sveçles dhe Drejtorisë së Policisë së Kosovës!

HomeLajmeKosovë

Drejtoria rajonale në veri dhe Lista Serbe po e rrezikojn shtetin e Kosovës, nuk po i zbatojnë urdhrat e Sveçles dhe Drejtorisë së Policisë së Kosovës!

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë për Rajonin e Veriut, Nenad Gjuriq, ka thënë se sot patrulla të policisë rrugore nga Prishtina janë dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë në veri të Kosovës me qëllim që të bëjnë presion ndaj policëve serbë për të bërë qortime ndaj shoferëve me targa ilegale KM.

“Dëshirojmë të theksojmë se patrullat e lartpërmendura nga Prishtina janë dërguar në veri pa dijeninë dhe aprovimin e Drejtorit Rajonal të Policisë Veri. Në periudhën e kaluar kemi theksuar edhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë edhe për komunitetin ndërkombëtarë lidhur me praninë e njësive speciale policore dhe formimin e bazave në zonën tonë të përgjegjësisë, edhe pa dijeninë dhe mosbindjen tonë, aktivitetet e të cilëve sjellin frikë dhe trazira tek njerëzit që jetojnë këtu. Ky veprim minon dhe margjinalizon drejtpërdrejt rolin e Drejtorisë tonë rajonale, e cila këtu para së gjithash është për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer njerëzve që jetojnë dhe punojnë në veri të Kosovës, pa dallim përkatësie kombëtare dhe fetare”, tha Gjuriq, i cili në konferencë për media kishte dalë bashkë me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Gjuriq tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve i është dërguar edhe Drejtorisë Rajonale të Veriut për përmbarim dhe ka theksuar se në periudhën e kaluar kanë njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë dhe të gjithë faktorin relevant ndërkombëtar në Kosovë, si dhe ata të sigurisë se zyrtarët e policisë në rajonin e veriut nuk mund ta zbatojnë atë vendim sepse është politik dhe këmbëngulës në radhë të parë kundër komunitetit serb të cilit ata vetë i përkasin dhe ndajnë shqetësimet për të gjitha veprimet e njëanshme.

Në anën tjetër, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, pas një takimi me përfaqësuesit e policisë së drejtorisë rajonale të veriut, tha se situata aktuale e krijuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vazhduar me, siç tha, “privimin nga të drejtat e njeriut të serbëve në veri të Kosovës, përmes rrezikimit të lirisë së lëvizjes, u diskutua që kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë përfaqësuesit e saj t’u japin përkrahje të plotë policëve nga Drejtoria Rajonale Veriore, të cilët refuzuan të “paralajmërojnë fqinjët e tyre, vëllezërit e motrat, mjekët dhe profesorët për shkak të targave legale që posedojnë, të cilat janë të lëshuara nga autoritetet zyrtare të Serbisë”.

“Serbët nga Kosova kanë treguar se nuk pajtohen me shantazhe, nuk pajtohen me planin e Albin Kurtit për t’u privuar nga e drejta, për t’u vjedhur pasurinë e ligjshme, për t’u penguar të lëvizin lirshëm. Ata gjithashtu i kanë dërguar mesazh të qartë Albin Kurtit si dhe atyre që mbështesin se serbët nuk duan t’i zëvendësojnë targat serbe KM me një lloj targash RKS. Në emër të kryesisë së Listës Serbe dua të theksoj se mbi të gjitha na duhet paqe, nuk duam tensionet, ne nuk e duam atë që kemi tani në terren, që është rezultat i veprimeve të njësive speciale që Kurti i dërgon në zonat e banuara me serbë pa asnjë arsye, por me qëllim të ngacmimit të qytetarëve tanë”, tha Simiq.