fbpx

Drejtori i Ujësjellësit: Shumica e gastronomëve s’e paguajnë rregullisht ujin

HomeLajmeKosovë

Drejtori i Ujësjellësit: Shumica e gastronomëve s’e paguajnë rregullisht ujin

Nga e hëna ka hyrë në fuqi vendimi qeveritar që obligon gastronomët t’u shërbejnë klientëve ujë të pijshëm nga rubineta e sistemit të ujësjellësve publik.

Por, gastronomët nuk janë edhe pagues të rregullt të ujit që e përdorin.

Kështu ka bërë me dije ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv në KRU Prishtina, Sokol Xhafa.

Ai tha se ka raste që gastronomët janë korrekt në pagesa, por në shumicë, dominon mos kujdesi i tyre për të mos e paguar ujin që shpenzojnë.

Ndërsa, rreth vendimi qeveritar që gastronomët të shërbejnë ujë të çezmës, Xhafa në Sytë 7 në Klan Kosova tha se kjo ka qenë kërkesë e tyre kaherë, përderisa uji i Ujësjellësit përdoret në këto lokale për larje e përgatitje të ushqimit, atëherë mund të përdoret edhe për pije.

Sipas tij, gastronomët kanë furnizim stabil me ujë, dhe ofrimi i një gote ujë për konsumatorët e lokaleve nuk e rëndon ujësjellësin.

Xhafa siguroi konsumatorët që uji është i pijshëm, pasi testohet rregullisht.

COMMENTS

x