fbpx

Drejtori i CIAs thotë se Rusia do paguaj çmim të lartë për luftën në Ukrainë

HomeLajmeBota

Drejtori i CIAs thotë se Rusia do paguaj çmim të lartë për luftën në Ukrainë

Rusia “do të paguajë një çmim shumë të rëndë” për një kohë të gjatë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, tha të enjten drejtori i CIA-s, Bill Burns.

“Unë mendoj se nëse bëni një hap prapa tani, është e vështirë të shohësh rekordin e luftës – rekordin e Putinit – si diçka tjetër përveç një dështimi deri më tani”, tha Burns në një konferencë për sigurinë kibernetike në Uashington, DC.

“Jo vetëm që dobësia e ushtrisë ruse është ekspozuar, por do të ketë dëme afatgjatë për ekonominë ruse dhe për brezat e rusëve si rezultat i kësaj”, shtoi ai, raporton cnn.

“Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë, mendoj për një periudhë të gjatë kohore”, tha Burns.

Vërejtjet e Burns vijnë pasi Ukraina ka filluar të shtojë atë që drejtori i CIA-s e përshkroi si një kundërofensivë në jug dhe në Kharkiv – megjithëse disa zyrtarë amerikanë kanë hezituar ta emërojnë operacionin ukrainas si një “kundërsulm” të vërtetë dhe shanset e tij për të rimarrë territor, mbetet i paqartë.

“Në pjesën verilindore të Ukrainës, unë nuk do ta nënvlerësoja kapacitetin apo guximin e ukrainasve tani”, shtoi Burns.

x