fbpx

Drejtori i CIA-s takohet me homologun rus

HomeLajmeBota

Drejtori i CIA-s takohet me homologun rus

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, është takuar të hënën me homologun e tij të inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin, në Ankara, raportoi CNN.

Ky takim, sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u bë si përpjekje që SHBA-ja të komunikojë me Rusinë “për menaxhimin e rrezikut”.

“Ne kemi qenë shumë të hapur për faktin se kemi kanale për të komunikuar me Rusinë për menaxhimin e rrezikut, veçanërisht të rrezikut bërthamor dhe rreziqeve për stabilitetin strategjik. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Bill Burns është sot në Ankara për t’u takuar me homologun e tij të inteligjencës ruse”, deklaroi ai.

Në kontakt me rusët gjatë tërë kohës ka qenë Sullivan, me qëllim që t’i paralajmërojë trupat ruse për mospërdorim të armës bërthamore.

“Ai nuk po diskuton zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Po përcjell një mesazh për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia dhe rreziqet e përshkallëzimit të stabilitetit strategjik. Ai gjithashtu do të ngrejë çështjet e shtetasve amerikanë të arrestuar padrejtësisht”, deklaroi Sullivan duke folur për drejtorin e CIA-s.