fbpx

“Drejtësia do të vihet në vend”, si nisi sherri mes familjes Muskurti, çfarë shkruanin ata në Facebook

HomeLajmeShqiperi

“Drejtësia do të vihet në vend”, si nisi sherri mes familjes Muskurti, çfarë shkruanin ata në Facebook

Një krim në familje ka tronditur Tiranën pasditen e së martës, pasi Arsen (Hamza) Muskurti ka vrarë me armë brenda një agjencie turistike vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Ngjarja duket se ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit, sheh se ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij.

Në postimet e autorit shihet se ai dyshon se pas personit me adresë falso që shkruan kundër tij, qëndron kunata e tij Nora Muskurti.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka filluar pas një konflikti në Facebook. Arsen Muskurti ka patur një dyqan natyral vita, ndërsa vëllai i tij (Viktima) Dritan Muskurti sëbashku me bashkëshorten Nora Muskurti kishin një agjensi turistike në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Në profilin në adresë të Visjana Dadaj vërehen disa postime në adresë të Arsen Muskurtit, duke e akuzuar atë për lidhje intime jashtëmartesore, ndërsa e akuzon gjithashtu edhe për fëmijë të lindur nga marrdhënie jashtëmartesore.

Ndërkohë në postimet e tij Arsen Muskurti pretendon se ai e ka denoncuar kunatën dhe vëllain e tij. Gjithashtu ai e akuzon vëllain e tij Dritanin se ka ndërruar emër, pasi ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion.

Sipas Arsen Muskurtit Dritan Muskurti e ka patur emrin Alban.

E gjithë ngjarja duket se ka patur në qendër të debateve akuzat familjare në drejtim të autorit dhe viktimave dhe anasjelltas.

Pritet që hetimet e policisë të zbardhi më tej këtë krim të rëndë./Abcnews.al

x