Drama në Detin e Zi, rusët në panik: “Ukrainasit sulmuan luftanijen tonë me skafe pa ekuipazh!”

0 minutes, 40 seconds Read

Rusia ka pretenduar se një nga luftanijet e saj është sulmuar në Detin e Zi nga Ukraina.

Ajo thotë se sulmi në anijen – Ivan Hurs – u krye nga ato që ajo përshkruan si “skafe pa shofer” pranë ngushticës së Bosforit.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, ministria e mbrojtjes tha se anija luftarake kishte mbrojtur tubacionet e gazit TurkStream dhe Blue Stream në atë kohë.


Ministria përmendi sulmin si një justifikim për zgjerimin e masave mbrojtëse nga Rusia në zonë.

Çfarë janë “skafet pa ekuipazh”

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, “dronët e detit” – të cilët Rusia i ka përshkruar si “skafe pa shofer” – mendohet se janë përdorur më parë në Detin e Zi.

Ato thuhet se mund të udhëtojnë deri në 80 km/h.

Publikime te ngjashme