fbpx

Dr. Shefqet Krasniqi lutet për popullin dhe qeverinë Turke: “Zoti e ruajtë popullin, shtetin dhe qeverinë turke nga çdo e ligë!”

HomeFetare

Dr. Shefqet Krasniqi lutet për popullin dhe qeverinë Turke: “Zoti e ruajtë popullin, shtetin dhe qeverinë turke nga çdo e ligë!”

Imami përkatësisht mësimdhënësi universitar në Fakultetin e Shkencave Islame, Shefqet Krasniqi, ka shprehur solidaritetin e tij me popullin turk pas tragjedisë së djeshme në Stamboll, ku një akt terorist prodhoi me dhjetëra viktima.

Në këtë kuadër, Dr. Krasniqi, poshtu ka dënuar kryerisit e aktit terorist, duke i qujatur si tinzare dhe të ligë, raporton Kosova Post.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Bismilahi Rrahmani Rrahim Terrorizmin se do as qielli e as toka! Me keqardhje dëgjuam për lajmin e kobshëm për sulmin terrorist i cili ndodhi në sheshin Taksim të Stambollit në Turqi, që si pasojë mbetën të vrarë e të lënduar. Dënojmë ashpër këtë vepër tinëzare e tepër të ligë, qëndrojmë përkrah shtetit dhe popullit turk. Shprehim ngushëllimet tona të thella për viktimat, duke lutur Allahun që t’i ketë marrë shehidë, të lënduarve shërim të shpejtë ndërsa të afërmve sabër! Zoti e ruajtë popullin, shtetin dhe qeverinë turke nga çdo e ligë! Vëllau i juaj hoxhë Shefqet Krasniqi