Dr. Krasniqi: Shamia, e drejt kjo e garantuar nga ligji i qiellit dhe ligjet e tokës!

HomeFetare

Dr. Krasniqi: Shamia, e drejt kjo e garantuar nga ligji i qiellit dhe ligjet e tokës!

Hoxhë Shefqet Krasniqi, përmes një postimi në Facebook e ka komentuar debatin rrethë çështjes së shamisë, shkruan KosovaPost.

“Këto ditë është aktivizuar sërish çështja e shamisë.
E drejt kjo e garantuar nga ligji i qiellit dhe ligjet e tokës por që fatkeqësisht dhe mjerisht në shtetin tonë me një popullatë mbi 95% musliman por me një udhëheqje nga lider e parti me bindje komunsite e atesite, të shtyer e të nxitur nga islamofobë e dushmanë të vatanit e të fesë, të cilët vazhdojnë ta ndalojnë këtë të drejtë individuale parësore, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Selam alejkum të nderuar vëllezër dhe motra.

Këto ditë është aktivizuar sërish çështja e shamisë.

E drejt kjo e garantuar nga ligji i qiellit dhe ligjet e tokës por që fatkeqësisht dhe mjerisht në shtetin tonë me një popullatë mbi 95% musliman por me një udhëheqje nga lider e parti me bindje komunsite e atesite, të shtyer e të nxitur nga islamofobë e dushmanë të vatanit e të fesë, të cilët vazhdojnë ta ndalojnë këtë të drejtë individuale parësore.

Që moti qeveritë e kaluara e deri tek kjo e tanishmja kanë dhënë premtime e garanci se do ta rregullojnë këtë çështje, por ende asgjë nuk ka reale.

Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend.

Ne kemi ngritur zërin që nga paslufta në vazhdimësi rreth kësaj çështje ashtu edhe siç kemi përkrahur të gjitha iniciativat rreth kësaj kërkese e sigurisht se e përkrahim edhe këtë iniciativë.
Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin!

#ndryshojeni_ua_për_shaminë

x