fbpx

Donika Kadaj-Bujupi dhe dy fëmijët e saj rezultojnë pozitiv me koronavirus

HomeLajmeVendore

Donika Kadaj-Bujupi dhe dy fëmijët e saj rezultojnë pozitiv me koronavirus

Deputetja nga radhët e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka rezultuar pozitv me koronavirus bashkë me dy fëmijët e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, teksa ka treguar se është vetizoluar.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale./gazetametro.net

COMMENTS