fbpx

Donika Gërvalla thumbon rende Lumir Abdixhikun – ja fjalet e saj per kryetarin e LDK-se (VIDEO)

HomeLajmeKosovë

Donika Gërvalla thumbon rende Lumir Abdixhikun – ja fjalet e saj per kryetarin e LDK-se (VIDEO)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe bashkëkryetarja e “Guxo”, Donika Gërvalla, ka thënë që kjo parti është krijuar pasi besojnë në konceptin e tyre politik, për të ardhmen politike të Kosovës. Gërvalla, në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që si parti nuk janë krjuar “as për inat të dikujt, as për ta luftuar dikë”.

“Ne nuk jemi krijuar as për inat të LDK-së, as nuk jemi krijuar për inat të PDK-së. Ne jemi krijuar sepse ne besojmë shumë në koncepin tonë politik si një alternativë e re, moderne, evropiane për të ardhmen politike të Kosovës”, tha ajo.

Tutje Gërvalla ka thënë që nuk shohin mundësi bashkëpunimi me LDK-në.“Nuk shoh asgjë e cila ka të bëjë me atë koncept, që ne si parti e re politike dëshirojmë t’ia bëjmë të afërt votuesit të Kosovës. Lumir Abdixhiku nuk ma mbush syrin, sepse e shoh si një pseudo reformë e cila në të vërtetë në LDK nuk ka ndryshuar asgjë”. “Nuk shoh në LDK asnjë lloj reforme, shoh një fasadë, një përpjekje kozmetike për të mbuluar problemet e mëdha që janë në atë parti, të cilën unë e njoh mirë. E njoh nga 27 vjet aktivitet në kuadër të asaj partie politike dhe prandaj i jap të drejtë vetes edhe pse nuk jam brenda, të jap gjykimin tim rreth proceseve të cilat ndodhin”, tha Gërvalla.

x