fbpx

DOKUMENTE| Shpërfaqen dështimet e Qeverisë, Kurtit i rriten shpenzimet dhe i bien të hyrat

HomeLajmeKosovë

DOKUMENTE| Shpërfaqen dështimet e Qeverisë, Kurtit i rriten shpenzimet dhe i bien të hyrat

Gjithsej të hyrat e Qeverisë në TM2 2022 ishin 635,2 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2021 ishin 660,0 milionë euro. Kurse, shpenzimet e Qeverisë së në TM2 2022 ishin 581,7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2021 ishin 505,9 milionë euro.

Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti e ka nisur keq vitin 2022, krahasuar me vitin e kaluar.

Nën drejtimin e Kurtit janë rritur shpenzimet për miliona euro në Qeveri, por për miliona euro kanë rënë edhe të hyrat, raporton Demokracia.com.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka treguar se në tremujorin e dytë të këtij viti, pra deri në muajin qershor, shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë ishin 581,7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në të njëjtën kohë të vitit të kaluar kanë qenë 505,9 milionë euro.

Nga këto të dhëna vërehet se shpenzimet këtë vit janë rritur për disa miliona euro.

Mirëpo, derisa shpenzimet janë rritur, të hyrat kanë shënuar rënie, shkruan Demokracia.com.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë në TM2 2022 ishin 635,2 milionë euro, ndërsa të hyrat në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ishin 660,0 milionë euro.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 581,7 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2021 ishin 505,9 milionë euro. Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2022 ishin 635,2 milionë euro, ndërsa të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660,0 milionë euro”, ka treguar ASK-ja.

Agjencia e Statistikave ka dhënë detaje edhe për mënyrën sesi janë krijuar shpenzimet.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 31%, kompensimi i punëtorëve me 28%, konsumi i ndërmjetëm 14%, subvencionet 9%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”.

Kurse, për të hyrat, ASK ka thënë se pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë tatimet në produkte.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, aktivet dhe detyrimet financiare 6%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4%, tatimet tjera në prodhim 2%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës lidhur me Llogaritë Qeveritare në bazë tremujore (TM2 2022). /Demokracia.com/

x