fbpx

DOKUMENT| Presidentja Osmani i mbanë sekret dhuratat, Kurti tregon se i pranoi 98 të tilla

HomeLajmeKosovë

DOKUMENT| Presidentja Osmani i mbanë sekret dhuratat, Kurti tregon se i pranoi 98 të tilla

Agjencia Kundër Korrupsionit gjatë muajit mars të këtij viti ka pranuar njoftimin nga 157 institucione, të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata. 142 institucione kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak. Zyra e Kryeministrit ka treguar se ka marrë 98 dhurata, ndërkaq Presidenca nuk ka pranuar të jap të dhëna.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, del se ka pranuar më së shumti dhurata gjatë vitit të kaluar. Në zyrën e shefit të qeverisë kanë treguar se brenda një viti janë dorëzuar 98 dhurata të ndryshme. Për pranimin e dhuratave janë deklaruara edhe disa institucionet tjera. Por, këtë nuk e ka bërë edhe zyra e presidentes, Vjosa Omsani. Në Presidencë kanë vendosur që dhuratat të mbesin sekrete, shkruan Demokracia.com.

Agjencia Kundër Korrupsionit në një raport të publikuar ka treguar se gjatë muajit mars të vitit 2022 ka pranuar njoftimin nga 157 institucione, 15 nga të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata, ndërsa 142 institucione kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak.

“Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Drejtësisë, Universiteti i Prizrenit, Agjencia Shtetërore e Arkivit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë, Fondi i Kursimeve Pensionale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Zyra Kombëtar e Auditimit, Komuna e Gjakovës, Posta e Kosovës”, ka treguar AKK.

Kuvendi i Kosovës, që drejtohet nga Glauk Konjufca, ka treguar se ka pranuar 9 dhurata, kurse zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit brenda vitit të kaluar ka pranuar 98 dhurata të ndryshme.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë deklaruar se kanë marrë 26 dhurata.

Sipas AKK-së në 15 institucionet që i kanë bërë publike, janë dhënë 171 dhurata të ndryshme.

“Kuvendi i Kosovës 9. Zyra e Kryeministrit 98. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve 4. Ministria e Drejtësisë 7. Universiteti i Prizrenit 7. Agjencia Shtetërore e Arkivit 1. Ministria e Ekonomisë 5. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës 26. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë 3. Fondi i Kursimeve Pensionale 1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 1. Gjykata Kushtetuese e Kosovës 2. Zyra Kombëtar e Auditimit 2. Komuna e Gjakovës 1. Posta e Kosovës 4. Gjithsej 171”, thuhet në raportin e Agjencisë.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka treguar se bazuar në Ligjin nr. 04/L-050 si dhe Ligjin Nr. 04/L-228, Institucionet publike duhet t’i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave.

“Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen në regjistrin e dhuratave nga personi zyrtar që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. Kopjet e katalogëve duhet t’i dërgojnë në AKK jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim”.

x