fbpx

DOKUMENT| Paradite i kërcënoi për kursim të energjisë, pasdite Albin Kurti i jep 50 mijë euro për ndriçim të objekteve

HomeLajmeKosovë

DOKUMENT| Paradite i kërcënoi për kursim të energjisë, pasdite Albin Kurti i jep 50 mijë euro për ndriçim të objekteve

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një tender në vlerë të 50 mijë eurove për ndriçim të objekteve me projektor. Por, pikërisht sot, Qeveria e Kosovës i ka kërcënuar shërbyesit civilë se do të përballën me masa disiplinore, në rast se nuk e zbatojnë vendimin e Qeverisë Kurti për masat detyruese për kursim të energjisë.

Kosova tash e dy muaj është në krizë energjetike. Thirrja për kursim të rrymës po bëhet për çdo ditë.

Edhe paralajmërimi për një dimër të vështirë është bërë. Mirëpo, kjo duket se nuk po i bënë përshtypje Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, i cili po investon që objektet të jenë sa më të ndriçuara, shkruan Demokracia.com.

Zyra e Albin Kurtit ka dhënë një tender në vlerë të 50 mijë eurove për ndriçim të objekteve me projektor.

Ky ndriçim është paraparë të bëhet me raste të veçantë.

“Qëllimi i kontratës është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë kryerjen e shërbimeve të ndriçimit të objekteve qeveritare përmes projektorit në rastet e eventeve të ndryshme të cilat organizohen nga ZKM. Vlera e përgjithshme e kontratës 50 806,40”, thuhet në njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.

Në njoftimin e shpallur në e-prokurim është treguar se kontrata mes kompanisë fituese dhe kryeministrisë do të nënshkruhet pas dy ditësh.

“Shërbime të ndriçimit të objekteve qeveritare përmes projektorit. Data e dhënies së kontratës 14.09.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 22.09.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1.  Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata, Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, thuhet në njoftimin publik.

Sipas dosjes së tenderit, me 50 mijë eurot e dhëna, do të merren në shërbim 30 lloje të ndryshme të projektorëve.

“Specifikimet teknike të cilat duhet t’i ketë projektori. Numri i porosive të përafërta, 32 porosi (huazime) sipas kërkesave dhe nevojave të Autoritetit Kontraktues. 4K Projekctor Projekctor type: 4K 3-chip DPL, digital projector. Resolution: min 4,096 x 2,160. Brightness: min 35,000 lumens. Contrast ratio: 2,000:1. Input resolutions: Up to 4K 60p.Technology: 1.38” DMDTM x 3-3- chip DPL Inputs: 2x DP 1.1 ; HDMI ready; 3 GHDSDI ready”, thuhet në dosjen e tenderit tek shpjegimi teknik që është dhënë.

Gjatë ditës së sotme, Demokracia.com ka raportuar se zyra e Kurtit përmes një e-maili i ka kërcënuar shërbyesit civilë se do të përballën me masa disiplinore, në rast se nuk e zbatojnë vendimin e Qeverisë Kurti për masat detyruese për kursim të energjisë.

Demokracia.com kishte siguruar edhe e-mailin që ZKM ua kishte dërguar sot në mëngjes shërbyesve civilë.

x