fbpx

DOKUMENT| Menyja e Pecit, ministria e tij blen pije, kafe e qumësht me 22 mijë euro

HomeLajmeKosovë

DOKUMENT| Menyja e Pecit, ministria e tij blen pije, kafe e qumësht me 22 mijë euro

Ministria e Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci, këto ditë do të furnizohet me pije të ndryshme, kafe e qumësht. Për këtë shërbim janë paraparë të shpenzohen mbi 22 mijë euro.

Një meny e pasur me pije ekzotike, lëngje, kafe, qumësht e ujë është duke u bërë gati nga Ministria e Bujqësisë.

Që këto produkte të servohen në këtë institucion është shpallur edhe një tender në vlerë të mbi 22 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.

Siç është treguar, pijet që do të konsumohen nga punonjësit e këtij institucioni që drejtohet nga Faton Peci, janë të 10 llojeve të ndryshme.

“Shërbime me pije për nevoja të MBPZHR-së dhe AZHB-së sipas specifikave të 10 artikujve. Vlera e parashikuar e kontratës: 22 400,00”,  thuhet në njoftim.

Në dosjen e tenderit është treguar se në këtë furnizim nuk bënë pjesë edhe ushqimi, pasi që janë paraparë të shërbehen vetëm pije.

“Shërbime me pije për nevoja të MBPZHR-së dhe AZHB-së. Menyja: Pije të nxehta dhe të ftohta. Kafe makiato e vogël. Kafe expres. Kafe makiato e madhe. Kafe kapuqino. Qumësht me qokolatë (bambi). Qaj filtër. Pije të ftohta prej (7-10). Pije me kanaqe 330 ml. (coca-cola, fanta, sprite, biter limon, tonik, shweps, etj). Lëngje frutash paketim qelqi 250 ml. (pjeshkë, mollë, portokall, dredhzë, dardhë, ananas, vishnje etj). Ujë i gazuar 0.5 litër. Ujë pa gaz 0.5 litër”, thuhet në dosjen e tenderit, përcjell Demokracia.com.

Ministria ka treguar se afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 20.09.2022. /Demokracia.com/

x