fbpx

DOKUMENT| Kuvendi i Prishtinës jep tender rreth 30 mijë euro për perde

HomeLajmeKosovë

DOKUMENT| Kuvendi i Prishtinës jep tender rreth 30 mijë euro për perde

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka nënshkruar kontratë për blerje të perdeve për institucione arsimore.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 30 mijë euro, ndërsa tenderin e ka fituar kompania me çmimin më të lirë në vlerë prej 28 mijë e 670 euro.

Siç thuhet në kontratën e publikuar në KRPP, tenderin për furnizim me perde e ka fituar kompania N.P.P. “Rolle Mont”, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender kanë aplikuar vetëm dy kompani.

Kompania fituese do ta bëjë furnizimin dhe montimin e perdeve për institucionet arsimore. /Demokracia.com/