fbpx

Dodik u kërkon serbve të Bosnjes që të refuzojë Rezolutën e Bundestagut: “E dëmshme për interesat tona”

HomeLajmeRajoni

Dodik u kërkon serbve të Bosnjes që të refuzojë Rezolutën e Bundestagut: “E dëmshme për interesat tona”

Lideri nacionalist i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës ka vazhduar betejën kundërshtuese ndaj Gjermanisë, edhe pas bllokadës së emërimit të ambasadorit gjerman në Sarajevë.

“Duhet të refuzojmë rezolutën anti-kushtetuese të Bundestagut e cila përzihet në punët e brendshme të Republika Srpska’s dhe Bosnje-Hercegovinës”, u shpreh Milorad Dodik, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.

Ndonëse tha se Gjermani është shtet i madh dhe i fuqishëm, Dodik tha se “nuk duhet të përulemi ndaj askujt që synon të na bëjë të pavlefshëm”.

Në lidhje me bllokikimin e emërimit të ambasadorit gjerman, Thomash Fischer, Dodik tha përsëri se “e di paraprakisht çfarë politika të vendi të tij do të zbatojë te ne […] që synojnë zhbërjen e Republika Srpska-s”.

“Është goditje ndaj interesave jetësore tona”, u shpreh lideri nacionalist.

Dodik, sidoqoftë, tha se aprovimi, përkatësisht mosaprovimi, i ambasadorit gjerman mund të refuzohet vetëm edhe me votat e opozitës, të cilëve u kërkoi ta bëjnë një gjë të tillë.

Kuvendi Kombëtar i Republika Srpska-s sot trajton propozimin për konfirmimin e deklaratës së anëtarit serb të Presidencës së BeH-së, Milora Dodik, ku synon të shpall ambasadorin gjerman në Sarajevë si “shumë të dëmshëm ndaj interesave të entitetit serb”.

Pse po e bllokon Dodik emërimin e ambasadorit gjerman?

Anëtari serb i Presidencës tripalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka vazhduar këmbënguljen në bllokimin e emërimit të ambasadorit të ri gjerman në Sarajevë, raportuan mediat lokale, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“E di paraprakisht se çfarë po vjen të impelementojë”, ka thënë Dodidk. “Politika dashakeqe gjermane ndaj popullit serb”, vazhdoi ai.

Lideri nacionalist serb i entitetit serb të Bosnjes tha se “cenimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe imponimi i amandamenteve kushtetuese drejtëpërsëdrejti çon në zhbërjen e ‘Republika Srpska’-s”.

“Si përfaqësues legjitim i Republika Srpska-s në Presidencës e BeH-së nuk mund ta pranojë emërimin e ambasadorit”, tha ai.

Një lëvizje të tillë është parë si rrezikim i mëtejmë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Gjermanisë, duke qenë se kjo e fundit është investitorja më e madhe.

Ambasadorin e ri Tomash Fischer, Milorad Dodik ka thënë se nuk do ta lejojë.

Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e Asamblesë së RS-së, ku thuhet se veto-ja do të deklarohet të mërkuren, Dodik thotë se ambasadori në fjalë është “tejet i dëmshë m ndaj interesave vitale të Republika Srpska-s”.

“Republika Srpska, të cilën unë e përfaqësojë në trupin kolektiv tri-anëtarësh të Presidencës sipas Kushtetutës, po lufton për të ruajtjen dhe aplikimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Ne jemi të vetmuar në këtë rrugë”, ka thënë mes tjerash Dodik.

Sipas tij, Gjermania është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe ky rol e detyron atë që në vazhdimësi të zbatojë shkronjën e Marrëveshjes së Dejtonit dhe të respektojë Kushtetutën e BeH, e cila buron prej saj, por që politika e jashtme e Gjermanisë, veçanërisht nga 2021 deri më sot, është “përqendruar dukshëm në veprimin anti-Dayton dhe antikushtetues”.

Në mjedisin që mbizotëron në BeH, tha më tej ai, një qasje e tillë vetëm mund të krijojë probleme shtesë dhe asnjëherë nuk ofron zgjidhje.

“Këmbëngulja në emërimin e paligjshëm të Christian Schimdt, i cili nuk ka kaluar procedurën e paraparë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për marrjen e postit të përfaqësuesit të lartë në Bosnje-Hercegovinë, është dëshmi e një qasjeje politike diskriminuese dhe anakronike dhe e ndërhyrjes së tanishme të Gjermanisë në çështjet e brendshme tashmë komplekse në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila vetëm kontribuon në destabilizimin shtesë të marrëdhënieve dhe komplikim të mëtejshëm të situatës”, përfundoi Dodik.

x