Dodik i reagon Lajçakut për deklaratën e tij se: “askush me mend në krye s’do ‘Republika Srpska’ në Kosovë”

0 minutes, 50 seconds Read

Miroslav Lajçak ditë më parë kishte deklaruar se asnjë njeri me mendje të shëndosh nuk do të propozonte “Republika Srpska” në Kosovë, e pas kësaj deklarate të tij ka ardhur një reagim.

Është udhëheqësi politik serb i Bosnjës, Milorad Dodik ai i cili i ka reaguar Lajçakut në lidhje me deklaratën e tij që e ka bërë për Gazetën Express.

“Do ta shtroja këtë çështje nga poshtë lartë dhe do të thoja se pse dikush i arsyeshëm do të njihte pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të mos e njohë Republika Srpskan”, ka thënë Dodik për “Srna”.

Miroslav Lajçak në një intervistë të dhënë një ditë para nisjes për vizitën në Kosovë, kishte deklaruar se BE-ja kërkon themelimin e Asociacionit, por që askush nuk e do një “Republika Srpska” të dytë, duke parë atë që po ndodh në Bosnje e Hercegovinë./GazetaSinjaliçç

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *