Do rruhem live nëse fitojmë Champions”, lojtari i chelsea mban fjalën (video)

HomeSportSporti ndërkombëtar

Do rruhem live nëse fitojmë Champions”, lojtari i chelsea mban fjalën (video)

Chelsea ndodhet në ekstazë pas fitimit të Champions League. Thomas Tuchel mori drejtimin e ekipit londinez në janar dhe udhëhoqi “Blutë e Londrës” drejt majës së Evropës.

Fitorja 1-0 ndaj Manchester City solli në klub trofeun e madh për herë të dytë në histori. Jorginho nuk e kishte fituar kurrë më parë kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

“Nëse shpallemi kampionë, do të rruhem live“, vuri bast mesfushori italo-brazilian. U tha, u bë! Jorginho e mbajti fjalën dhe, siç dallohet në video, vendosi të rruhej në transmetim direkt.

Sigurisht falë ndihmës së gazetarit brazilian me të cilin ndodhej në një lidhje direkt, të cilit i ktheu reston në fund, duke e ndihmuar të hiqte mustaqet. /abcnews.al

COMMENTS