fbpx

Dje dhe sot institucionet e Kosovës janë ballafaquar me sulme të sofistikuara kibernetike që kanë ardhur nga jashtë vendit

HomeLajmeKosovë

Dje dhe sot institucionet e Kosovës janë ballafaquar me sulme të sofistikuara kibernetike që kanë ardhur nga jashtë vendit

Institucionet e Republikës së Kosovës dje dhe sot kanë pasur probleme të kohëpaskohshme me shërbimin e internetit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik.

“Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë. Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si shënjestër ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Njoftim i plotë:

x