Vendimit të Qeverisë së Serbisë në Serbi dhe vendimit të Listës Serbe në Kosovë, i janë bindur të gjithë. Madje edhe mediat si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë.
Fillimisht thirrja e Listës Serbe që të mbahet tri ditë zi pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, është respektuar në vendanime dhe komuna në jug të Kosovës të banuara me serbë. Në Graçanicë nëpër qendër të qytetit, përfshirë në oborrin para komunës por edhe në lokalitete të tjera, flamujt shtetëror të Serbisë janë ulur në gjysëm shtizë.
Madje, Lista Serbe po kërkonë që serbët të mbajnë tri ditë zie, për siç propagandojnë vdekjen e bashkëqytetarëve në ngjarjen tragjike në Banjskë të komunës së Zveçanit.
E përvec kësaj edhe dy medumet serbe që me seli janë në Kosovë Kossev dhe Kosovo Online kanë vendosur shiritët e zi në ballinën e portaleve të tyre.
Njëjtë kanë vepruar edhe mediat në Serbi.
Përvec N1, Kurir dhe Vesti.
Nëpër të gjitha portalet ndodhet baneri i zi që do të thotë ditë zie për vdekjen e terroristëve që sulmuan Policinë e Kosovës të dielën nga manastiri i Banjskës.