fbpx

Dita e parë e “referendumit” Donetsk: Qytetarët po refuzojnë të votojnë, goditje e madhe për Putinin

HomeLajmeBota

Dita e parë e “referendumit” Donetsk: Qytetarët po refuzojnë të votojnë, goditje e madhe për Putinin

Rusia nisi “referendumet” të premten (23 shtator) që synojnë aneksimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës, por kjo po i jep një goditje të fortë presidentit rus, Vladimir Putinit.

Në “referendumin” në rajonin e Donetskut, pjesëmarrja të premten ishte 23.6 për qind.

Më shumë se 20.5 për qind e votuesve me të drejtë vote në rajonin e Zaporizhzhia dhe 15 për qind në rajonin Kherson hodhën votat e tyre të premten, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar zyrtarë të zgjedhjeve lokale, raporton euractiv.

Theksojmë se tashmë janë publikuar pamje se si rusët po i detyrojnë të dalin në votime qytetarët, madje edhe nën tytat e armëve të ushtarëve.

Joe Biden, presidenti amerikan, ka deklaruar se do të ketë sanksione edhe më të ashpra nëse rusët aneksojnë territoret ukrainase.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar mobilizimin edhe të 300 mijë ushtarëve rezervë për të luftuar në Ukrainë./Telegrafi