‘Distria e Artë’: Reagon Vjosa Osmani pas triumfit të xhudistes në Lojërat Olimpike

HomeLajmeKosovë

‘Distria e Artë’: Reagon Vjosa Osmani pas triumfit të xhudistes në Lojërat Olimpike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është gëzuar fitores së Distria Krasniqit në “Tokyo 2020”, ku fitoi medaljen e artë.

Distria Krasniqi është përballur me xhudisten japoneze, Funa Tonaki në kuadër të finales së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë -48 kg.

Krasniqi arriti ta mposht japonezen duke rrëmbyer medaljen e dytë të artë në histori të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Japoni për t’i përcjellë nga afër këto lojëra, u shpreh e lumtur për suksesin e xhudistes.

“Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme. Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë.

Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës. Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë”, ka shkruar Osmani.

COMMENTS