Connect with us

Kuriozitete

“Disqe sikur në filmat për Alienët” – re e pazakontë shfaqet në Turqi

Publikuar

me

Banorët e Bursës janë befasuar mëngjesin e sotëm nga një re rozë e pazakontë që është shfaqur në lindjen e diellit. Edhe pse duket sikur fsheh një anije kozmike, në fakt është një fenomen natyror, pra një re thjerrëzore.

Retë thjerrëzore janë të njohura për formën e tyre të lakuar shumë interesante, e cila ngjan vërtet me një disk fluturues. Zakonisht formohen në lartësi më të larta se 2000 metra, mbi male ose mbi ndonjë pengesë të madhe në sipërfaqen e Tokës.

“Këto re të çuditshme dihet se formohen kur era fryn poshtë një kodre ose mali. Ato duken shumë si disqe fluturuese nga fantashkenca. Besohet se retë thjerrëza janë një nga shpjegimet më të zakonshme për UFO-t”, sipas shërbimit meteorologjik britanikë.

“Kur era fryn mbi një varg malesh, ndonjëherë krijon valë të mëdha ajri, si valët që formohen në një lumë kur uji rrjedh mbi një pengesë. Nëse ka lagështi të mjaftueshme në ajër, lëvizja lart e valës do të shkaktojë avujt të kondensohen, duke krijuar pamjen unike të reve thjerrëzash”, shtuan ata.

Pamjet e kësaj reje u shfaqën shpejt në rrjetet sociale me komente se ngjan me një UFO.

“Shumë interesant, ashtu si filmi Alien”, ka shkruar një përdorues në Twitter. /Telegrafi

Reklama