Digjet ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë

0 minutes, 35 seconds Read

Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë e kanë kapluar flakët dhe po digjet.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin tymin që dilte jashtë ndërtesës në Moskë.

Ndërtesa ndodhet në rrugën Znamenka, afër Kremlinit, raporton kyivpost.

Zjarrfikës dhe autoambulanca raportohet se kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Autoritetet policore deri më tani nuk kanë dhënë detaje për viktima apo shkaqet e zjarrit.

Ndryshe, gjatë muajve të fundit disa objekte qeveritare dhe depo me pajisje ushtarake rus i ka kapluar zjarri.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar inteligjencën perëndimore se ka ndihmuar Ukrainën të kryejë sabotime të ndryshme.

Publikime te ngjashme