fbpx

Dibran Hoxha nga ORCA: “Edhe këtë javë koha punon për SBASHK-un, prej javës tjetër për Qeverinë”

HomeLajmeKosovë

Dibran Hoxha nga ORCA: “Edhe këtë javë koha punon për SBASHK-un, prej javës tjetër për Qeverinë”

Dibran Hoxha nga ORCA thotë se takimi i sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të SBASHK-ut ka qenë sa për sy e faqe.

Hoxha në RTV Dukagjini thotë se palët patën pozicioni të barrikaduara, derisa sipas tij pozicioni i SBASHK-ut për të përfituar 30 euro më shumë se ato që kishte ofruar Qeveria është më i barrikaduar.

Njohësi i çështjeve të arsimit thotë se ka qenë strategjikisht e menduar nga Qeveria se pozicioni i saj në raport me grevën e SBASHK-ut do të jetë popullorë, por sipas tij ka ndodhur efekti i kundërt.

“Duke mos lëshuar pe apo me pozicionet që kanë aktualisht këta duan të shohin se kush e ka më seriozisht me grevën. Edhe këtë javë koha punon për SBASHK-un, prej javës tjetër ja nis me punua për Qeverinë. Kjo do të ndodh pasi SBASHK-u do ta sheh se Qeveria e ka shumë më seriozisht këtë pozicion dhe do të lëshojë pe, pasi rrogat nuk do të dalin në tetor”, deklaroi Dibran Hoxha.

Ndryshe, një takim ndërmjet Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti, të martën nuk i dha fund grevës në sektorin publik që ka nisur me 25 gusht.

Mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punonjësit në administratën publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, janë në grevë me kërkesën për 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat.

Qeveria e Kosovës para disa ditësh ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik do të përfitojnë nga 50 euro shtesë prej muajit shtator./Telegrafi/

x