Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Data 18 nuk është zgjedhur aksidentalisht

0 minutes, 56 seconds Read

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se data 18 mars kur do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë për dialogun Kosovë – Serbi në Ohër në Maqedoninë e Veriut, nuk është zgjedhur aksidentalisht.

Lajçak tha se pak ditë pas kësaj date, do të ketë një agjendë tejet të rëndësishme brenda Bashkimit Evropian.

“Data 18 (mars) nuk është zgjedhur aksidentalisht. Më datën 20 ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Bruksel për këshillin e punëve të jashtme dhe më pas më 23 dhe 24 liderët evropianë, presidentët dhe kryeministrat, do të takohen në Këshillin Evropian. Përfaqësuesi i lartë Borrell, do t’i informojë ata për progresin apo mungesën e progresit. Ata duan të dëgjojnë nga ai, a kemi apo nuk kemi marrëveshje. Nëse nuk kemi marrëveshje, pse? Sepse nevojitet më shumë punë, apo se njëra palë apo të dyja palët po e pengojnë marrëveshjen”, tha Lajçak në intervistë për “Context” në ATV.

Publikime te ngjashme