Kosovë
Dhurata Hoxha deklarohet e pafajshme në seancën e parë shqyrtuese
Është duke u mbajtur seanca shqyrtimi fillestar ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në këtë seancë Dhurata Hoxha u deklarua e pafajshme.
Kujtojmë se aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021.
