Kosovë
Detaje të reja nga aksidenti i autobusit kosovar në Serbi
Në përditësimin nga mediat serbe thuhet se të lënduarit janë duke u dërguar në spitalin e Krushevacit.
Rreth aksidentit që ndodhi në afërsi të Krushevacit në Serbi, ku një autobus i kompanisë “Zhitia Trans” që po udhëtonte nga Kosova drejtë Sllovenisë është rrotullisur.
Në përditësimin nga mediat serbe thuhet se të lënduarit janë duke u dërguar në spitalin e Krushevacit.
Për këtë aksident është prononcuar edhe pronari i kompanisë, Gazmend Zhitia.
“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm 8 udhëtarë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.
Autobusi kosovar dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të rrugës me ngrica.
