Detaje nga rasti tragjik në Ferizaj! Vajzat që ranë nga kati i katërt janë motra mes vete

1 minute, 29 seconds Read

Dy vajza njëra 18 vjeçare dhe tjetra 15, kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor, mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Si pasojë, njëra nga vajzat ka humbur jetën kurse tjetra ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Demokracia.com tha se vajzat janë motra mes vete.

“Rasti është cilësuar “Vetëvrasje”. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve , mësohet se e ndjera kishte tentuar me kërcyer nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra vet , kanë rënë të dyjat”, tha Veseli.

Për këtë rast policia është njoftuar mbrëmë rreth orës 21:35.

“Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të i një objekti banesor dhe të njëjtat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”.

Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares.

“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjeçare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

Publikime te ngjashme