Dështon përseri takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

HomeLajmeKosovë

Dështon përseri takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

Takimi në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, planifikuar për ditën e nesërme, ka dështuar.

Kështu deklaroi zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrim Evropian këtë të hënë.

Sipas tij, Kurti ishte i gatshëm për takim në Bruksel, por Vuçiç ka dhënë si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit, i cili do të qëndrojë për 3 ditë në Beograd.

Bislimi shtoi se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut me Kosovën.

Kurti është deklaruar i gatshëm që të fillojë sa më shpejt diskutimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse, por Vuçiç ka përdorur si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit, i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, tha ai.

Pak ditë më parë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak theksoi se po planifikohej një takim midis Kurtit dhe Vuçiç në muajin korrik.

COMMENTS

x